FIDANISHTJA

Në Kamenicë diskutohet kundër dhunës në bazë gjinore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, në cilësinë e Kryesueses së Grupit të Grave në Komunën e Kamenicës, dhe në bashkëpunim me Koordinatoren e Mekanizimit Koordinues kundër Dhunës në Familje, Nazmije Demolli- Kastrati, u organizua tryezë diskutimi me temën: Të gjithë kundër dhunës në bazë gjinore në kuadër të fushatës “16 ditë Aktivizëm kundër dhunës në bazë gjinore”.

Të pranishëm në këtë takim ishin Nënkryetarja e për Komunitete, Aleksandra Popovic, zv.Avokati i Popullit, Bastri Kastrati, Leonora Kadriu Prokurore, Drejtoresha e Strehimores “Liria” në Gjilan, Nazife Jonuzi, Rreshter Nazmi Hoti, mbikqyrës në Njësinë e Hetimeve pranë Stacionit Policor-Kamenicë, Drejtori i QPS-së Rifat Hajdari, Gani Leci, Mbikëqyrës i Zyrës për mbrojtjen e viktimave në Gjilan në kuadër të zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, përfaqësues nga Zyra Juridike falas, Mirsije Ajvazi, kryesia e grupit të grave në Kamenicë dhe organizata joqeveritare.

Në këtë tryezë Drejtoresha Burbuqe Leka duke falënderuar të gjithë për pjesëmarrje dhe kontributin e dhënë në këtë takim, theksoi se është e rëndësishme që si shoqëri të vetëdijesohemi lidhur me dhunën në bazë gjinore.

ARKATANA

“Çdo aktivitet i ndërmarr për këtë temë kontribuon që shoqëria jonë të vetëdijesohet sa më shumë. Viktimat e dhunës duhet të flasin e kryesit duhet të marrin dënimet maksimale”, shtoi ajo.

Akterët e tjerë paraqiten disa nga rastet e dhunës të cilat janë duke u trajtuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.