Eko Higjiena

Në Kamenicë debatohet për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të Komuniteteve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Qëllimi i organizimit të debatit është rritja e ndërgjegjësimit dhe diskutimi rreth aspekteve ligjore, sociale dhe kulturore që ndërlidhen me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komunitetit Rom.

Organizata joqeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur debatin lidhur me zbatimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të Komuniteteve.

Qëllimi i organizimit të debatit është rritja e ndërgjegjësimit dhe diskutimi rreth aspekteve ligjore, sociale dhe kulturore që ndërlidhen me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komunitetit Rom.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shprehur shqetësimet, mendimet e tyre lidhur me përfshirjen e Komunitetit Rom në jetën institucionale në Komunën e Kamenicës, ku janë nxjerrë edhe disa konkluzione dhe rekomandime.

GRANDEMALL

Si rekomandime kryesore të dala nga debati janë: integrimi i komunitetit rom në institucionet komunale, inkurajimi i komuniteteve për të marrë pjesë në dëgjimet publike, rindërtimi i fushës së sportive në fshatin Berivojcë, sigurimi i ujit të pijes për komunitetin rom në fshatin Strezoc, organizimi i kurseve profesionale nga qeverisja lokale, organizimi i kurseve për mësimin e gjuhës shqipe, përmirësimi i infrastrukturës rrugore në lokalitet ku jetojnë komunitetet joshumicë, etj.

Në këtë debat kanë marr pjesë: Nënkryetarja për Komunitete, qytetarë të komunitetit Rom, përfaqësues nga Zyra për Komunitete, zyrtarë të drejtorive komunale, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Ky projekt është financuar nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.