GRANDEMALL

Në Kamenicë debatohet lidhur me ngritjen dhe vetëdijesimin e qytetarëve për të marrë pjesë në vendimmarrje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Organizata Jo-qeveritare DardanaPress, në kuadër të projektit “Aktivizimi qytetar përmes ndërgjegjësimit për proceset vendimmarrëse në Komunën e Kamenicës” i cili realizohet në kuadër të projektit “GRAS – Grass Roots Action Support” i implementuar nga IKS, Lens dhe FES dhe financuar nga Bashkimi Evropian i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka mbajtur tryezën e rrumbullakët lidhur me ngritjen dhe vetëdijesimin e qytetarëve për të marrë pjesë në vendimmarrje.

Qëllimi i organizimit të tryezës së rrumbullakët ishte përfshirja e Organizatave të Shoqërisë Civile, Medieve Lokale dhe Shefave të grupeve parlamentare për te parë se cilat janë kërkesat e qytetarëve karshi adresimeve te cilat ndërmerren ne kuadër të seancave të kuvendit komunal si dhe diskutimet se ku qëndron problemi i pjesëmarrjes së vogël të qytetarëve në vendimmarrje.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shpreh mendimet e tyre lidhur me pjesëmarrjen e qytetareve ne vendimmarrje ku janë nxjerrë edhe disa konkluzione dhe rekomandime.
Përfaqësimi i qytetareve në vendimmarrje është shqetësues duke përfshi rolin e asamblistëve i cili nuk është ne nivel të kënaqshëm duke mos pasur përvojën e duhur,prandaj kërkohet të rriten cilësia e debatit ne Kuvend e cila është me se e domosdoshme.

Hidromorava

Shtirja e mekanizmave në funksion me te cilat disponon kuvendi komunal,qeverisja komunale, si dhe me një vullnet politik nga ana e partive politike, me një fushate vetedijesuese nga ana e shoqërisë civile do te kemi një rritje te dukshme te pjesëmarrjes te qytetarëve ne vendimmarrje.

Ne këtë tryezë kanë marre pjesë:shefat e grupeve parlamentare,asamblist,qytetar,zyrtarja për barazi gjinore,grupi joformal i grave, përfaqësues të organizatave te shoqërisë civile, si dhe mediet lokale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.