Hidromorava

Në institucione mungojnë pajisjet për mbrojtje nga zjarri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sipas Shaban Eminit qëllimi i “Vatrës” është që në të gjitha shkollat fillore të ketë një orë mësimi për situatat emergjente ku do të trajnoheshin nxënësit për reagime në rastet emergjente. Ai u shpreh se në shume institucione të komunës ka mangësi në pajisjet për mbrojtjen nga zjarri.

Komisioni për shpëtim i Lëvizjes Vatra mbajti një Konference për media.

Shaban Emini nga komisioni për mbrojtje dhe shpëtim në lëvizjen Vatra, në një konferencë për media ka thëne se të gjitha drejtoritë janë me rendësi , por drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim është me e rëndësishmja nga të gjitha, pasi ka të bëjë me mbrojtjen dhe shpëtimin e jetës se qytetarëve.

Emini ka thënë se duhet të formohen grupacione me vullnetarë në qytet dhe në fshatra e ku qytetarët do të trajnohen që në rast rreziku të japin ndihmën e tyre dhe të mos presin vetëm çfarë bënë drejtoria dhe institucionet.

Uji Dea

Emini është ndalur të punësimet në staf të kësaj drejtorie në Gjilan dhe me theks të veçante te zjarrfikësit duke thëne se mosha për pranimin në punë në këtë sektor është deri në 30 vjeç kurse drejtoria punëson edhe 40-vjeçare, dhe atë të papërvoje dhe trajnohen pas fillimit të punës.

Sipas Shaban Eminit qëllimi i “Vatrës” është që në të gjitha shkollat fillore të ketë një orë mësimi për situatat emergjente ku do të trajnoheshin nxënësit për reagime në rastet emergjente.

Ai u shpreh se në shume institucione të komunës ka mangësi në pajisjet për mbrojtjen nga zjarri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.