Në Hodonovcë të Kamenicës policia konfiskon kafshë të kontrabanduara

Kamenicë – Në fshatin Hodonovcë të Kamenicës njësiti policor ka ndaluar një kamion Mercedes, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar.Gjatë kontrollit në kamion janë gjetur 11 krerë kafshë pa dokumentacion përkatës njoftoj policia e Kosovës.
Lidhur me rastin është njoftuar Inspektorati i AVUK-ut ndërsa kafshët janë konfiskuar nga kompania. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./rajonipress/