GRANDEMALL

Në Hagë po gjykohet liria dhe pavarësia e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Adriatik Kelmendi – Në Hagë nuk po gjykohen individët. Në Hagë po gjykohet liria dhe pavarësia e Kosovës. Jo rastësisht, të akuzuarit janë kreu politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, kryeinspektori i UÇK-së, Rexhep Selimi, zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, dhe shefi i inteligjencës së UÇK-së, Kadri Veseli.

Pra, krejt udhëheqja e ushtrisë çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës.Kryefjalë e aktakuzës së Hagës është se këta të katërt janë bashkuar jo për kauzën e shenjtë për liri, por – paramendojeni! – për të formuar “organizatë të përbashkët kriminale”!

Nëse Thaçi, Rexhepi, Krasniqi dhe Veseli shpallen fajtorë sipas kësaj aktakuze, i bie se lufta e UÇK-së ka qenë luftë me synime kriminale dhe jo çlirimtare.

Nëse liria e pavarësia qenkan arritur me “organizime kriminale” edhe arritjet e saj i bie se qenkan kriminale, pra “liri kriminale” dhe “pavarësi kriminale”.

Uji Dea

Kjo është shumë e rrezikshme dhe me pasoja afatgjata për shtetësinë e Kosovës.Të zënë me betejat e brendshme politike, sot liderët e Kosovës fatkeqësisht nuk po janë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është që krerët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm.

Krejt ata që kurrë nuk ia kanë dashur të mirën shqiptarëve dhe Kosovës kanë punuar dhe po punojnë që UÇK-ja të shpallet “organizatë kriminale”, se kështu minohet më së miri shtetësia e Kosovës.

S’ka akt më të lartë patriotik sot sesa të ndihmohen Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli që ta fitojnë këtë betejë. Se kjo nuk është betejë e katër individëve, kjo është betejë për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.