Eko Higjiena

Në gojë të arushës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dy vetë po prejshin dru në Kopilaçë, – Malsia e Shkupit. Ishin ulun e po pushojshin kur pa prit e pa kujtue e panë nji arushë që po vinte kah ata. Këta u shashtrisën kur e panë arushën dhe banë mend me u ngjitun nëpër lisa e me shpetue prej saj. Arusha erdhi nja 20-30 hapa afër tyne dhe u ndal – u ndal – për çudi u ndal dhe po uluronte ashtu si përvajshëm. Uluronte dhe nuk luente prej vendit dhe “bante me dorë” kah këta.

E ngritte kambën e parë dhe e luhatte e vështronte kah këta. Njani prej tyne tha se “kjo arushë ka diçka” që po bante kështu me kambë e po i thirrte, tjetri vendosi me shkue e me e pa se çfarë halli kishte arusha e ky tjetri tha mos me shkue se kështu arusha po do me i mashtrue e me shkue e me i hangër po i pari tha “u ba çka u ba unë due me shkue te arusha” dhe u nis e shkoi. Arusha e shtrini kambën e parë dhe “ia dha këtij”.

GRANDEMALL

Ky e pa se në shputë i paska pas hymun jo nji therrë po nji çepojkë, u mundue me ia nxjerr me gishta e me thoj po kot, kur nuk bani kështu atëherë u afrue dhe me dhamb ia nxorri arushës çepojkën nga kamba. Për falenderim arusha u soll dy-tri herë rreth tij dhe u nis kah kishte ardh. Asht mirë me u ditun se në cilin vend e në cilin katund ndodhi kjo ngjarje dhe kush qe ky burrë i dheut që pati gjithë atë guxim e shkoi e u rras në gojë të arushës.

Qamil. S. Dardhankodra
Llashticë, Gjilan/ Toronto, Kanadë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.