Eko Higjiena

Në Gllamë të Bresalcit goditet nga kamioni fëmija 11 vjeçar

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Një fëmijë i moshës 11 vjeçare është goditur nga një kamion në vendin e quajtur Gllam në fshatin Bresalc. Gjendja e fëmijës është stabile tha për rajonipress Enver Murtezi shef i emergjencës në Gjilan.

Në fshatin Bresalc të Gjilanit tek vendi i quajtur Gllama një fëmijë (këmbësor) mashkull shqiptar është lënduar pasi është goditur nga një veturë civile të cilën e drejtonte një mashkull shqiptar. Këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe pas trajtimit në Spitalin e Gjilanit është dërguar për tretman mjekësor në QKUK – Prishtinë njoftojë Policia e Kosovës.

Ndërkaq Enver Murtezi shef i emergjencës në Gjilan i kontaktuar nga rajonipress tha se fëmija i moshës 11 vjeçare është trajtuar të mërkurën në emergjencën e Gjilanit dhe pasi i janë bërë të gjitha ekzaminimet duke përfshirë ato laboratorike dhe CT është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK.

Uji Dea

Sipas Murtezit dhe sipas deklaratës që kanë dhënë familjarët fëmija është goditur derisa po kthehej me motrën e tij nga Gjilani , nga një kurs i gjuhëve të huaja.

Murtezi tha se ka komunikuar me familjarët dhe gjendja e fëmijës është e mirë dhe stabile./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.