ZN

Brenda javës janë ngritur 63 kallëzime penale, 18 aktakuza dhe 18 aktvendime

/ 1 minutë lexim
ZN

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 13 – 19 janar 2025, ka regjistruar gjithsej gjashtëdhjetetre (63) kallëzime penale, ndaj gjashtëdhjetetetë (68) personave.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:
• tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, ndaj nëntëmbëdhjetë (19) personave,
• tetëmbëdhjetë (18) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
• gjashtëdhjetedy (62) kërkesa të ndryshme drejtuar policisë,
• pesë (5) persona të ndaluar,
• tri (3) kërkesa për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale, ndaj tre (3) personave.

ZN

Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar njëzet (20) persona ka njoftuar Prokuroria e Gjilanit./rajonipress/