Fundamenti

Në Gjilan shënohet 22-vjetori i Betejës së Zhegocit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Me homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe tek lapidari në Zhegoc, institucionet komunale të Gjilanit, të udhëhequra nga kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi-Emini, kanë shënuar sot 22-vjetori i Betejës së Zhegocit.

Kryesuesja Kurteshi-Emini, ka thënë se amaneti i dëshmorëve dhe të rënëve për liri, është detyrë për të gjithë ne që të punojmë më shumë dhe ta bëjmë Kosovën shtet me rrugën e fuqishme drejt integrimeve euroatlantik.

“Ne do të nderojmë në vazhdimësi të gjithë të rënët për liri. Kujtojmë dhe përulemi para të gjithë të rënëve që nga foshnja e deri te të moshuarit, të cilët dhanë jetën e tyre që ne sot të jetojmë të lirë. Amaneti i dëshmorëve dhe të rënëve për liri, është detyrë për të gjithë ne që të punojmë më shumë dhe ta bëjmë Kosovën shtet me rrugën e fuqishme drejtë integrimeve euroatlantike, zhvillimit ekonomik dhe ndërtim të sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime”, ka thënë mes tjerash kryesuesja Kurteshi-Emini.

GRANDEMALL

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, tha se Beteja e Zhegocit radhitet si njëra nga Betejat më të lavdishme të kësaj zone, e cila ka sjellë ditët e lirisë.

Ndërkaq, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani, ka thënë se për shkak të pandemisë COVID-19, nuk kanë mund të organizojnë Akademi përkujtimore.

Në betejën e Zhegocit u vranë tetë ushtarë të UÇK-së: Pajazit Ahmeti, Alban Ajeti, Hanumshahe Abdullahu, Tefik Zymberi, Sahit Baftiu, Shahin Baftiu, Kastriot Baftiu, Njazi Osmani, si dhe 18 civilë. Ndërsa, në fshatin Sllovi u vranë 49 civilë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.