GRANDEMALL

Në Gjilan qeni Bred surprizon fëmijët e institucioneve parashkollore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit, në kuadër të sigurisë në bashkësi me mbështetje të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ICITAP-it, Policisë në Bashkësi dhe Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi, janë vizituar dy çerdhet e Gjilanit, “Ardhmëria II” dhe ajo në lagjen “Dardania”, me protagonistin qenin Brad i cili ka cilësi terapeutike dhe zbuluese te fëmijët në moshën e hershme të tyre nga stresi dhe traumat.

Përfaqësuesit e të gjitha institucioneve në këto aktivitete janë ndarë të kënaqur, e posaçërisht fëmijët për të cilët vizita nëpër klasat e tyre nga një qen ishte një surprizë dhe interesim i veçantë.

Mobi Casa

Ky projekt ka bërë që fëmijët të kenë edhe rolin e policit në trafik, ku kanë ndaluar disa vetura në qarkullim dhe njëkohësisht kanë bërë që të njoftohen për rregullat e policisë dhe komunikimin e mirë me qytetarët në trafik.

Në kuadër të sigurisë në bashkësi, Komuna e Gjilanit me mekanizmat e saj, duke falënderuar edhe Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet në nivelin lokal, falë edhe angazhimit maksimal që ka dhënë ICITAP-i dhe Ambasada Amerikane në Prishtinë, po punon në mënyrë permanente për promovimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime etnike fetare apo edhe dallime në moshë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.