FIDANISHTJA

Në Gjilan prezantohet projekti i konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nën organizimin e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, sot është prezantuar para bizneseve gjilanase projekti i Konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë, që financohet nga Grupi i Bankës Botërore dhe përfitues mund të jenë bizneset në fushën e përmirësimit të cilësisë së produkteve dhe gatishmërisë së tyre për eksport të mallrave.

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Valbona Tahiri, ka thënë se kjo është një mundësi ideale për bizneset sepse mundëson pos tjerash edhe certifikimin apo standardin e produkteve, pastaj qasjen në shërbime për zhvillimin e biznesit.
“Ky program ofron mundësinë për ISO Standarde dhe certifikim të produkteve në fushën e ngritjes së standardit, kurse në aspektin e trajnimit parashihen nivelet e paketimit, etiketimit dhe dizajnit, duke mos lënë anash as teknologjinë marketingun, hulumtimin e tregut dhe trajnimin profesional të stafit”, ka thënë mes tjerash Tahiri.

Mobi Casa

Përfaqësuesit nga Ministria e Tregtisë në këtë takim kanë njoftuar të pranishmit edhe detajet tjera që parasheh ky projekt duke përfshirë edhe format e granteve për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Njëkohësisht, është bërë e ditur se vlera e granteve është nga 5 mijë euro deri në 46 mijë e 800 euro për certifikimet dhe standardet për bizneset, ndërsa grantet për trajnime si paketim, etiketim, dizajn, marketing kanë financim prej 5 mijë deri në 25 mijë euro dhe aplikacioni duhet të kaloj pikët mbi 65 sosh në bazë të kritereve që ka paraqitur Ministria dhe donatori nga Banka Botërore. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.