Eko Higjiena

Në Gjilan, nuk ka asnjë rast të dyshimtë për coronavirus

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Komisioni emergjent i Gjilanit për përcjelljen e masave për parandalimin e përhapjes së Coronavirus COVID-19, në mbledhjen e mbajtur para pak minutash, ka konfirmuar se asnjë rast nuk është i dyshimtë në këtë komunë.

Kryesuesi i Komisionit, drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka deklaruar se po vazhdojnë t’i ndërmarrin masat sipas vlerësimeve, ku janë të përfshira të gjitha instancat dhe të gjitha institucionet relevante.

“Deri tani, nuk kemi asnjë rast që paraqet shqetësim, as në QKMF dhe Spital Regjional. Jemi në koordinim shumë të mirë me të gjitha institucionet komunale dhe jemi në zbatim të plotë të të gjitha detyrave për parandalim të përhapjes së COVID19”, ka thënë Xhemaili, në konferencën për gazetarë.

GRANDEMALL

Në emër të Komisionit, ai ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që t’i furnizojë me pajisje si maska, dorëza e dezinfektues, pasi aktualisht ka mungesë.

Në këtë takim, u kërkua nga qytetarët që t’i zbatojnë të gjitha këshillat për kujdes të shtuar në higjienë dhe të mos praktikohet zgjatja e dorës.

Po ashtu, u tha se furnizimi me miell është shumë normal dhe nuk ka vend për panik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.