FITORJA

Në Gjilan ndalohet një person për keqpërdorim të besimit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar të dyshuarin B.K., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Dyshohet se i njëjti, me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur besimin tek e dëmtuara L.G., në atë mënyrë që nga ajo kishte marrë autorizim që të vepronte në emër të saj, në mënyrë që t’ia siguronte mjetet financiare të babait të saj, si ish i burgosur politik në burgjet e Jugosllavisë, ku për këtë shërbim kishte kërkuar 20% nga shuma totale e kompensimit.

Mobi Casa

I dyshuari B.K., dyshohet se në vitin 2023 ka arritur ti nxjerrë këto mjete financiare nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ku shuma rreth 24 mijë euro ishte depozituar në llogarinë e tij, mirëpo i njëjti për këtë nuk e kishte informuar të dëmtuarën, edhe pse njëjta vazhdimisht ishte interesuar.

Me këto veprime dyshohet të ketë kryer veprën e sipërshënuar penale dhe ndaj tij brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Gjilan, do të vendosë lidhur me masën për sigurinë e të pandehurit në procedurë penale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.