Shtiu me armë zjarri në ahengun familjar, i dyshuari shoqërohet në stacionin policor
Gjilan – Në fshatin Verbicë e Kmetocit, të Gjilanit është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë dhe një karikatorë pa fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/