Në Gjilan mbahet tryezë “Promovimi dhe fuqizimi i shërbimeve sociale në Komuna”

Gjilan – Në organizim të Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Komisionit Komunal për Riatdhesim dhe me mbështetje të GiZ-it, është mbajtur sot tryezë për t’i informuar të riatdhesuarit dhe të gjithë personat e kthyer nga shtete të jashtme, të cilët për shkak të statusit të tyre ilegal në vende të ndryshme lidhur me procedurat e aplikimit, ndryshimet e rregullores dhe pakot mbështetëse për të riatdhesuarit.
Në këtë tryezë u tha se të gjithë ata persona të cilët e kanë lëshuar Republikën e Kosovës deri kanë fundi i vitit 2010, në momentin e kthimit në Kosovë dhe pas aplikimit për riatdhesim mund të jenë përfitues potencial në pakon mbështetëse që e ndan shteti.
Debati në këtë tryezë është lëshuar kryesisht në rrafshin e bashkë bisedimit dhe nevojës së madhe për punësim, mirëqenie sociale, shëndetësore, mbështetje për integrim në jetën shoqërore etj.
Prezantimet para të pranishmëve janë bërë kryesisht për informimin më të madh sa i përket procedurave, kritereve, rregullores së re, formave të mbështetjes dhe detaje të tjera./rajonipress/