Fundamenti

Në Gjilan mbahet tryezë me temën “Roli i gruas shqiptare në mërgatë”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nën organizimin e Zyrës së Kryetarit, në Gjilan është mbajtur sot tryezë me gratë e suksesshme dhe gratë ndërmarrëse nga Gjilani me temën “Roli i gruas shqiptare në mërgatë”.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, në emër të kryetarit Haziri i ka përshëndetur të pranishmet, ndërkaq i ka përgëzuar gratë ndërmarrëse për guximin për të menaxhuar kompani të suksesshme.

Ai ka shfaqur zotimin se të gjitha kërkesat e grave ndërmarrëse do të trajtohen një për një, në mënyrë që t’u ndihmohet atyre që operojnë në Gjilan dhe të lidhin ura bashkëpunimi me gratë që veprimtaritë e tyre të suksesshme i ushtrojnë nëpër shtetet europiane.

Kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi Emini, është shprehur se Komuna, përpos që po i mbështetë dhe inkurajon vazhdimisht gratë që të merren me veprimtari biznesore, u ka besuar pozita të rëndësishme në vendimmarrje.

FITORJA

Kurse, drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Valbona Tahiri, në tryezën e sotme, ka informuar se numri i grave ndërmarrëse ka shënuar rritje gjatë këtij viti me 77 gra të cilat kanë regjistruar biznese, për dallim me vitin e kaluar që kanë qenë 66 sosh.

Ajo tha se gratë ndërmarrëse nga Gjilani janë shtresa më e çmuar e shoqërisë, përderisa i ka garantuar ato se Komuna do t’iu ndihmoj me krejta kapacitetet në aspektin e përgatitjes së dokumentacionit për të konkurruar për grante në agjencione të ndryshme të shteteve mike.

Gjatë tryezës, kanë paraqitur pikëpamjet dhe kërkesat e tyre, Vjosa Haziri, Igballe Hajdari, Hysnie Ismajli Kurteshi etj., përderisa përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit janë zotuar në përkrahje dhe shqyrtim të këtyre kërkesave me seriozitetin më të madh./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.