ARKATANA

Në Gjilan, Komiteti Botëror i Paqes ndan çmimin e paqes për gjeneral Sulejman Abazit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në prezencën e ministrit të FSK’së, Rrustem Berisha dhe mysafirëve të shumtë, ka dorëzuar çmimin e paqes për Sulejman Abazi, çmim i cili jepet nga Komiteti Botëror i Paqes, ku janë të anëtarësuar 202 vende të ndryshme nga mbarë bota.

Në fjalën e tij kryetari Haziri ka potencuar se gjatë këtij viti do të bëhet vendosja e “Gong-ut” të paqes në qytetin tonë, nën prezencën më të lartë të Republikës së Kosovës dhe Komitetit Botëror të Paqes, falë bashkëpunimit dhe orientimit paqësor që ka Gjilani dhe Kosova në përgjithësi.

“Gjilani dhe Kosova atributin e paqes e ka fituar në luftën e parreshtur për të fituar paqen dhe lirinë. Ne jemi prej kohësh anëtar i organizatës më të madhe të paqes me seli në Hiroshima të Japonisë, ku marrin pjesë qytetet të cilat kanë kaluar tragjedi, apo kanë pësuar nga tragjeditë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Çmimin të cilin e dorëzova për gjeneralin Sulejman Abazi, është një dëshmi shtesë e angazhimit të tij dhe të gjithë shqiptarëve në ndërtimin e vazhdueshëm të paqes”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.

UBT

Nga ana e tyre, ministri Rrustem Berisha dhe gjeneral Sulejman Abazi, kanë theksuar se çmime të tilla dhe vlerësime sikur që vijnë nga Komiteti Botëror i Paqes, janë një obligim i madh që bashkërisht të punojmë për paqen në trojet tona dhe me respektimin e kulturave të ndryshme e të etnive që jetojnë kudo në botë e veçanërisht në Kosovë dhe Shqipëri.

Ndërkaq, Rabit Sadiku, i cili është në koordinim të vazhdueshëm me Komitetin Botëror të Paqes, tha se po ndihet mirë që me çmimet e tilla jashtëzakonisht të rëndësishme po arrijnë të nderohen personalitetet shqiptare sikur ky gjeneral Abazit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.