Fundamenti

Në Gjilan ka nisur cikli i dytë i kuizit të diturisë për historinë kombëtare

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në kuadër të 5 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, sot ka filluar cikli i dytë i testimit të nxënësve të klasave të nënta të 23 shkollave të Komunës sonë në lëndën e historisë, “Ta njohim historinë kombëtare nga pellazgët e deri në ditët e sotme”, ku nxënësit do të testohen për përgjigjet e tyre në këtë fushë.

Përfaqësues të nxënësve në këtë lëndë nga gjithsej 23 shkolla do të garojnë për t’u përzgjedhur pesë prej tyre, të cilët pastaj para publikut gjilanas do të matin forcat e diturisë në lëndën e historisë, ku edhe do të shënohet si një ndër aktivitetet e 5 vjetorit të pavarësimit të vendit tonë.

Me këtë rast drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Bujar Nevzati, tha se si drejtori po punojmë vazhdimisht brenda mundësive që ka komuna jonë, që të krijojmë kushte sa më të mira për nxënësit e qytetit tonë. “Këto kushte pastaj kanë ndikuar dhe do të ndikojnë në ngritjen e cilësisë në arsim, një nga përpjekjet është edhe kuizi të cilin sot po e mbajmë. Drejtoria mbështet iniciativat të cilat janë në të mirën e nxënësve, të familjeve, të shkollës, por edhe të komunës në këtë drejtim. Ju të dashur nxënës që sot jeni këtu nga një prej secilës shkollë, jeni ndër më të mirët nëpër shkollat tuaja , prandaj edhe këtu do ta mbroni shkollën tuaj me suksesin që ju do të tregoni, por normalisht që dikush nga ju do të jetë më i saktë. Kjo asnjëherë nuk do të thotë që të tjerët janë më të dobët ose diç e ngjashme, por njëri do të jetë i pari, ndaj mos u dorëzoni, sepse të gjithë ju jeni të shkëlqyeshëm dhe assesi nuk do mend se nuk do të arrini suksese” ka thënë Nevzati.

Rezultatet më të mira që do t’i arrijnë 5 nxënës do të garojnë pastaj mes vete para të gjithë kolegëve të tyre në sallën e teatrit para datës 17 shkurt, dhe kështu më të mirët do ta përfaqësojnë Gjilanin edhe në nivel më të lart të garave, në nivel vendi, po pse jo edhe më gjerë.

Mobi Casa

Nevzati nuk la pa përmendur edhe sukseset e shumta të nxënësve nëpër gara të ndryshme si atë të organizuar rreth Evropës, gara sportive dhe shumë të tjera.

Ndërsa organizatori i kësaj gare, magjistri i Historisë Naim Musliu dhe Ilir Sejdiu thanë se kjo është një garë, ndërsa ajo që ne po bëjmë është vetëm një rikonfirmim që ju jeni më të mirët në këtë lëndë. “Kjo është një garë, por edhe një aktivitet shumë i rëndësishëm i parapërgatitjes për shënimin e 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës”.

Ata kanë uruar nxënësit që të jenë të kujdesshëm gjatë përgjigjeve, dhe të mos nguten, sepse suksesi është i mirë kur koncentrimi është më i madh. Poashtu ata kanë falënderuar të gjitha shkollat që iu kanë përgjigjur me nga një përfaqësues këtij kuizi.

Në komision dhe ndihmës të këtij organizimi ishin edhe profesionist të tjerë nga kjo fushë. Gara është duke u mbajtur në shkollën fillore “Selami Hallaqi”, në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.