FITORJA

Në Gjilan hapet qendra edukative “Klasat për Nëna”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Është hapur sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare në “Dardani” të Gjilanit qendra “Klasat për Nëna”, si pjesë e programeve edukative për shëndetin e nënës dhe fëmijës në Kosovë, projekt ky i cili po realizohet falë mbështetjes së Ambasadës së Zvicrës në vendin tonë.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në ceremoninë e hapjes, tha se ky është program që e bën krenar në kuadër të shëndetësisë primare në këtë komunë, i cili ka të bëj me përkujdesjen e nënës dhe fëmijëve në fazën e hershme.

“Faleminderit Ambasadës së Zvicrës për mbështetjen në këtë projekt të rëndësishëm. Kjo dëshmon për mbështetjen në kontinuitet të shtetit mik, i cili edhe në këto rrethana po vazhdon të tregoj kujdes të shtuar. Dëshiroj t’ju njoftoj së Gjilani është përzgjedhur në mesin e tri komunave përfituese në programin e fundit për fëmijës të UNICEF për përkujdesje për nënat dhe fëmijët me nevoja të veçanta”, ka thënë Haziri.

Fundamenti

Në emër të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë ka folur Paulina Gacaferri, e cila shprehu bindjen se “Klasat për Nëna” në mënyrë efektive do ta përmirësojnë shëndetin e grave dhe fëmijëve në komunën e Gjilanit.

“Ambasada e Zvicrës është përkushtuar që disa vite për ta forcuar pozitën e grupeve të margjinalizuara në Kosovë. Jemi shumë të lumtur që aksioni për nëna dhe fëmijë në bashkëpunim me QKMF’në dhe Komunën e Gjilanit, janë bashkuar dhe kanë hapur këtë qendër e cila si fokus do ta ketë shëndetin e nënave dhe fëmijëve, e në veçanti, grupet e margjinalizuara”, tha ajo.

Në këtë ngjarje kanë folur edhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemaili dhe drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Fejzulla Berisha./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.