Në Gjilan e Shillovë arrestohen dy serb

Gjilan – Në dy incidente të ndara në Gjilan e Shillovë janë arrestuar dy serb njëri për shkak se ishte në gjendje të dehur dhe ka shkaktuar aksident trafiku me një shqiptarë dhe tjetri në Shillovë për shkak se ka kërcënuar bashkëshorten e tij.
Në rrugën “Marie Shllaku” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull serb pasi që i njëjti ishte duke drejtuar veturën e tij në gjendje të dehur dhe ka shkaktuar aksident trafiku duke goditur veturën e viktimës mashkull shqiptar. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje njoftoj Policia e Kosovës.
Policia ka raportuar edhe për një rast të dhunës familjare ku i arrestuar sërish është një serb. Në fshatin Shillovë të Gjilanit është arrestuar i dyshuari mashkull serb pasi që i njëjti ka kërcënuar bashkëshorten e tij serbe dhe i njëjti me sëpatë ka demoluar shtëpinë e tij. Nuk raportohet për të lënduar. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje./rajonipress/