Fundamenti

Tri aktakuza për ndërtim pa leje, vrasje në tentativë dhe sulm ndaj personit zyrtar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Fundamenti

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave, për veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”./rajonipress/