Fundamenti

Arrestohet i dyshuari për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Me leje të Prokurorit të Shtetit është realizuar kontrollë në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provës materiale për gjykatën një (1) armë zjarri pistoletë M57 me një karikator dhe tetëdhjetë e tetë (88) copë fishekë të kalibrit 7.62mm. I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

                                                                                                                                                      Me datën 10.07. 2024 njësiti i hetimeve të Stacioni Policor në Partesh gjatë hetimit të një rasti të dhunës në familje, përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se i dyshuari M.J. (viti i lindjes 1957, mashkull kosovar) është në posedim të një arme pa leje përkatëse.

Me leje të Prokurorit të Shtetit është realizuar kontrollë në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provës materiale për gjykatën një (1) armë zjarri pistoletë M57 me një karikator dhe tetëdhjetë e tetë (88) copë fishekë të kalibrit 7.62mm. I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Hidromorava

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll të pa autorizuar të armeve dhe municionit” njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/