Në Gjilan arrestohet i dyshuari për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Gjilan – Pas pranimit të informatave nga autoritetet gjermane përmes kanaleve zyrtare, dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, më 24.10.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
I dyshuari është arrestuar në Gjilan dhe dyshohet për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/