GRANDEMALL

Në Gjilan aktivitete në kuadër të projektit “Sot unë, Polic i Kosovës”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në kuadër strategjisë “Policia e udhëhequr nga inteligjenca dhe policisë në bashkësi” dhe të projektit “Sot unë, Polic i Kosovës”, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka organizuar një aktivitet të veçantë, aktivitet i cili përfshiu bashkëpunimin e ngushtë mes Policisë së Kosovës, fëmijëve të komunitetit tonë dhe komunës së Gjilanit.

Ky aktivitet ka për qëllim të theksojë lidhjen e ngushtë dhe të ndihmojë në ndërtimin e besimit dhe mirëkuptimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve. Ky aktivitet ka qenë një mundësi e shkëlqyer për të ndihmuar fëmijët të kuptojnë se jemi këtu për të i mbrojtur dhe një shembull i angazhimit të Policisë së Kosovës për të krijuar marrëdhënie të forta dhe të besueshme me komunitetin dhe për të promovuar bashkëpunimin dhe mirëkuptimin ndërmjet forcave të rendit dhe qytetarëve, duke filluar nga moshat e reja.

ARKATANA

Në këtë ngjarje, fëmijët patën mundësinë të takohen me policët, të shohin nga afër pajisjet dhe mjetet që përdorën punën e përditshme dhe të marrin pjesë në aktivitete të përbashkëta në terren me zyrtarë Policor duke pasur mundësinë të veshin uniformën e Policisë së Kosovës dhe për disa momente të ndihen si pjesëtarë të këtij institucioni.

Këtë aktivitet përpos udhëheqësve të lartë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan e ka përshëndetur edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, i cili ka pritur në takim zyrtarët policorë së bashku me fëmijët pjesëmarrës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.