KKVITI

Në fshatrat e Vitisë dëmtohen tabelat e kalimit për këmbësorët

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – EVSB, ka identifikuar dëmtimin e tabelave, ku është i shënuar vend kalimi për këmbësorë. Në fshatin Ramjan, Komuna e Vitisë, janë të dëmtuara tabelat të cilat paralajmërojnë vendkalimin e këmbësorëve, dhe afërsinë e nxënësve që shkojnë në shkollë!

Shkolla fillore e mesme e ulët “Skender Emërllahu”, në Ramjanë, ka me qindra nxënës që vijojnë mësimin në këtë shkollë!

Mungesa apo në këtë rast dëmtimi i tabelave, ku tregojnë shënimin e kalimit për këmbësor, po i rrezikon kalimtarët e rastit, veçmas nxënësit e kësaj shkolle që u cek më lartë.

Eco Higjiena

Njëra tabelë e dëmtuar gjendet në afërsi të shkollës, kurse tjetra ishte e vendosur në rrugën kryesore rajonale- Ferizaj – Gjilan, rrugë të cilën e frekuentojnë nxënësit e fshatit Ramjanë, dhe nxënësit që gravitojnë nga Fshati i Ri, për në shkollën e fshatit Ramjanë!

Tabelat gjinden të hedhura me muaj në tokë, dhe askush nga organet përkatëse nuk është marrur me këtë problematikë!

Fotot nga vendndodhja, tregojnë kjartë se si është gjendja e këtyre tabelave!
EVSB, fton organin përgjegjës, në këtë rast drejtorin përkatëse, që merret, apo menaxhon vendosjen e tabelave të komunikacionit, të i rregulloj ato në afatin më të shkurtër kohor, me qëllimin e vetëm që mos të bëhen shkaktare mungesa e tabelave dhe të pësoj ndonjë qytetar i këtij fshati, veçmas nxënësit të cilët kalojnë disa herë nëpër rrugën kryesore rajonale Ferizaj – Gjilan ka shkruar koordinatori i EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/