UBT

Në fshatin Nasalë të Gjilanit përurohet xhamia e re

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Në prani të shumë qytetarëve, besimtarëve të imamëve dhe hoxhallarëve të Gjilanit e Anamoravës, të dielën në fshatin Nasalë të Gjilanit u bë inaugurimi i objektit të xhamisë së re.

Në këtë manifestim rasti prezent ishin edhe Muftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorët e tij, Naim ef. Aliu, kryetar si dhe Iljaz ef. Mustafa, kryeimam i KBI-së së Gjilanit, kryetari i komunës Lutfi Haziri së bashku me nënkryetarin Arbër Ismajlin.

Përurimin e xhamisë e bëri Myftiu i Republikës së Kosovës z. Naim ef. Tërnava, i cili pasi uroi besimtarët e këtushëm për objektin e ri fetar, foli për rëndësinë e ruajtjes dhe kultivimit të fesë islame tek ne e sidomos për rëndësinë që kanëobjektet e kultit për besimtarët islam në tërësi.

Ndërkaq kryetari iBI-së së Gjilanit z. Naim ef. Aliu, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se besimtarët e fshatit Nasalë që sot kanë ditë feste me rastin e përurimit të objektit të ri fetar për të cilin kanë patur nevojë kaherë dhe ja që sot kjo u bë realitet edhe në këtë fshatë rrënzë maleve të Karadaket të Gjilanit. Inaugurimi i këtij objekti fetar u bë në vigjilje të muajit të madhërishëm të Ramazanit, andaj unë iu uroj faltoren e re si dhe muajin e madhërishëm të Ramazanit” potencoi në fjalën e tij Naim ef. Aliu.

Eco Higjiena

Në emër të komunës foli kryetari Lutfi Haziri me një fjalë rasti.

Xhamia e Nasalës ka një dimensioni prej 13m x 8 m. Xhamia është e ndërtuar në stilin bashkëkohor sikurse pothuajse të gjitha xhamitë e reja të ndërtuara pas luftës në territorin e Gjilanit.

Xhamia ka katër kube, një të madhe dhe tri të vogla të cilat prej së largu e identifikojnë këtë objekt se është xhami.
Xhamia e Nasalës ka një oborr të një madhësie diku rreth 15 ari tokë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.