ARKATANA

Në festën e shqiptarëve nuk pati humbës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës krijuan një kolonë në hyrje të fushës së blertë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mes kolonës u shtrua një tepih i kuq dhe mbi të, nën brohoritjet e më shumë se 20 mijë shikuesve në stadium, parakaluan futbollistët e Kombëtares shqiptare. Ishte një nder për ata që siguruan kualifikimin historik në Evropian, për çka edhe u organizua kjo ndeshje ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Por, me të nisur ndeshja në stadiumin e stërmbushur të qytetit në Prishtinë, nuk vërehej shumë se kush ishte skuadra e kualifikuar në Evropian e kush e izoluar nga garat ndërkombëtare apo fare.

Ndeshja u mbyll baras 2:2, por reprezentuesit e Kosovës krijuan më shumë raste shënimi.

Topin e parë të ndeshjes e nisën dy mbrojtësit, Armend Dallku e Debatik Curri që paraprakisht u përshëndetën nga Kombëtarja e Shqipërisë.

Mobi Casa

Ata më pas i lanë vend një ndeshjeje plot emocione, ku çdo aksion dhe gol duartrokitej nga tifozët në shkallët e stadiumit.
Ethe e aksione pati në pjesën e parë, por në të dytën pati edhe gola, madje katër.

Bersant Celina (59′) nga penalltia dhe Elbasan Rashani (70′) ishin realizatorë për Kosovën, derisa golat për Shqipërinë i realizuan Rei Manaj (56′) dhe Amir Rrahmani (74′).

Për Kosovën ky ishte barazimi i parë ndaj Shqipërisë, pasi dy të parat i ka humbur, më 1993 (3:1) dhe më 2002 (1:0). Një ndeshje Kosova ka humbur edhe ndaj Përzgjedhjes së Superligës së Shqipërisë më 2010 (3:2).

http://koha.net/?id=6&l=84174

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.