Fundamenti

Në dy lagje të Gjilanit arrestime për marihuanë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në lagjen “Dardania” në Gjilan raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 50 qese të ndara në paketime me substancë të dyshuar të narkotikëve të llojit marihuanë njoftoj policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

KKVITI

Edhe në rrugën e Kamenicës në Gjilan janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë pasi që gjatë kontrollit në motoçikletën e tyre është gjetur dhe konfiskuar një sasi substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 4.2 gram.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/