Në Dunavë të Gjilanit kontrollohen pesë shtëpi, kapet armatim

Gjilan – Në fshatin Dunavë të Gjilanit me urdhëresë të lëshuar nga gjykata janë kontrolluar 5 shtëpitë pronë e 5 të dyshuarve meshkuj shqiptarë në lokacione të ndryshme. Kontrolli është kryer nën dyshimin se të dyshuarit kanë kryer veprën penale “Vjedhje” njoftoj policia e Kosovës.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie e kalibrit 12 mm me 19 fishekë të njëjtit kalibër, një antiplumb, një thikë me këllëf.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/