GRANDEMALL

Në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, diskutohet përfshirja e këtyre personave në të gjitha sferat

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Tryeza u shoqërua me diskutime dhe kërkesa për përmirësimin e qasjes në arsim, shëndetësi dhe mirëqenie.

Organizata HANDIKOS, në bashkëpunim me Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut në Kamenicë, organizoi një tryezë diskutimi me 3 dhjetor në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, me moton: “SOT ËSHTË DITA JOTE – NGRITE ZËRIN!”.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte ndërgjegjësimi mbi të drejtat dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në çdo aspekt të jetës.

Në këtë ngjarje përpos anëtarëve të HandiKOS-it morën pjesë edhe Drejtori i Arsimit, Drejtoreshat: e Administratës, Buxhetit e Financave, Kadastrit, Pronës dhe Gjeodezisë, Zyrtarja për Barazi Gjinore, Zyrtar nga DSHMS, psikologë dhe asistentë.

Drejtoresha e HANDIKOS, znj. Hyrmete Morina, falënderoi Komunën për mbështetjen e vazhdueshme dhe për ndarjen e mjeteve buxhetore çdo vit. Ajo theksoi sfidat e përditshme që përballojnë personat me aftësi të kufizuara dhe rëndësinë e mbështetjes institucionale për përmirësimin e jetës së tyre.

UBT

Koordinatorja e NJKDNJ-së, znj. Nazmije Demolli-Kastrati, theksoi rëndësinë e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Ajo nënvizoi se çdo individ ka të drejtën për qasje të barabartë në shërbime dhe dinjitet të plotë në shoqëri, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm mes institucioneve dhe komunitetit.

Tryeza u shoqërua me diskutime dhe kërkesa për përmirësimin e qasjes në arsim, shëndetësi dhe mirëqenie. Aktiviteti përfshiu shpërndarjen e fletëpalosjeve sensibilizuese, një video ndërgjegjësuese dhe performanca të nxënësve nga SHFMU “Skënderbeu”.

“Së bashku mund të ndërtojmë një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të drejtë për të gjithë,” ishte mesazhi i organizatorëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.