Hidromorava

Në Ditën e Falënderimeve amerikane Vitia mirënjohëse për kontributin e shtetit dhe popullit amerikan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Me rastin e Ditës së Falënderimeve amerikane, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe udhëheqës komunal, kanë organizuar një ndejë për përfaqësuesit e KFOR-it amerikan, respektivisht ekipës së LMT në Viti.

Me këtë rast, Haliti duke iu uruar Ditën e Falënderimeve të gjithë pjesëtarëve të KFOR-it amerikan, ka çmuar lartë kontributin e shtetit dhe popullit amerikan për Kosovën në kohërat më të vështira, por edhe tani në periudhën e shtet ndërtimit.

Haliti, poashtu tha se Kosova në përgjithësi, e po ashtu edhe komuna e Vitisë, nuk harron miqtë e saj e sidomos shtetin më demokratik në botë që ka kontribuar shumë për vendin tonë.

Mobi Casa

Edhe përfaqësuesi i Ekipit Monitorues të KFOR-it amerikan, togeri Miller, është shprehur falënderues për qytetarët vitias dhe aktivitetin e organizuar nga komuna e Vitisë me rastin e Ditës së Falënderimeve, duke theksuar se pavarësisht që për shumicën prej nesh është hera e parë që jemi larg familjeve, mikpritja nga miqtë në këtë ditë kaq të veçantë për ne, po na bën të ndjehemi si në shtëpi.

Më pas në shenjë falënderimi për miqësinë dhe bashkëpunimin, Haliti ka nderuar z. Miller me një mirënjohje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.