Hidromorava

Në debatin publik të Sokol Halitit marrin pjesë shumë qytetarë, e falënderojnë për investimet e shumta

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Qytetarë të shumtë të Komunës së Vitisë, kanë marrë pjesë në debatin e dytë të rregullt të Kryetarit të kësaj komune, Sokol Haliti për vitin 2018. Aty ata janë njoftuar nga Kryetari Haliti mbi projektet të shumta të cilat janë realizuar në Komunën e Vitisë, përmes buxhetin komunal, me buxhetin e nivelet qendror si dhe me përkrahjen e donatorëve të ndryshme përmes të cilëve janë realizuar projekte të shumta dhe atë në të gjitha fushat si Arsim, Shëndetësi, Infrastrukturë, Sport etj.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit të fshatrave Kabash, Sadovinë e Jerlive, Budrikë e Gjylekar, kanë ndarë nga një mirënjohje për punën që ka bërë kryetari Haliti në këto lokalitete. Kurse në pjesën e dytë të këtij takimi qytetarët kanë parashtruar pyetjet dhe sugjerimet e tyre mbi punën e institucioneve komunale të Vitisë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i ka njoftuar të pranishmit mbi aktivitetet dhe projektet e përfunduara për vitin 2018. Ai ndër tjerash potencoi se ky vit ka qenë i suksesshëm për Komunën e Vitisë por shtoj se viti në vijim do të jetë edhe më i suksesshëm pasi siç tha ai këtë e bazon në projeksionet buxhetore dhe projektet të cilët priten të realizohen me donator të shumtë.

“Gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2018, kemi realizuar objektivat programore dhe politike të planifikuara përmes projeksioneve buxhetore, për realizimin e projekteve nga sektorë të ndryshëm me interes për qytetarët e komunës sonë. Prioritet i politikave publike, për mua dhe kabinetin tim qeverisës, kanë qenë ngritja e cilësisë së shërbimeve komunale administrative dhe realizimi i kërkesave të qytetarëve për projekte në infrastrukturë të përgjithshme jetësore”, u shpreh Haliti.

Mobi Casa

Ai tha se projektet të cilat janë realizuar në këtë komunë kanë pasur në epiqendër të vëmendjes qytetarin, familjen e tij, si dhe problematikën me të cilat ata përballën në fshatrat, lagjet, mjediset urbane, shkollat, rrugët, kanalizimet, rrugicat, gjelbërimin, pastrimin etj.

Kurse gjatë këtij takimi qytetarët e shumtë kanë parashtruar pyetjet e tyre mbi projektet e ndryshme nëpër lokalitetet e kësaj komune por edhe në fushat e ndryshme, ku edhe kanë marrë përgjigjeje nga i pari i Komunës.

Kurse përfaqësuesit e fshatrave Kabash, Sadovinë e Jerlive, Budrikë e Gjylekar kanë ndarë nga një mirënjohje për punën që ka bërë kryetari Haliti në këto lokalitete. Përndryshe ky debat publik me qytetarë është organizuar nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, kurse hapjen e saj e ka bërë Fatbardha Emini, zëdhënës e Qeverisë Komunale e cila gjithashtu udhëheq edhe Drejtoresh e Arsimit në Viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.