Në Crep të Ranillugut shpërthim në një garazhë të shqiptarit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan- Në Crep të Ranillugut ka ndodhur një shpërthim në një garazhë , pronë e një shqiptari njoftoj policia e Kosovës.

Në vendin e njohur si Crep në komunën e Ranillugut ka ndodhur një shpërthim në afërsi të një garazhe pronë e një shqiptari.

Uji Dea

Policia e Kosovës njoftoj se pas shpërthimit janë vërejtur të dëmtuara dy dritare të derës së garazhdës. Sipas policisë njësiti për deminim është informuar me kohë dhe kanë dal në vendin e ngjarjes.

Sipas burimeve tona shpërthimi ka ndodhur në garazhën e një automekaniku shqiptarë me prejardhje nga Tërrnoci i Bujanocit./rajonipress/