RCCOLA

Në burgun e Dubravës do të ndalen valët e telefonit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kanë mbetur vetëm edhe pak javë kur telefonat celularë të të burgosurve në burgun e Dubravës, thjesht do të zhurmojnë. Me ta nuk do të mund të kryejnë asnjë bisedë në mënyrë ilegale disa prej rreth 800 të burgosurve. Telefonat celularë hyjnë herë pas here në mënyrë ilegale në këtë qendër korrektuese, që është më e madhja në vend.

Në përpjekje për t’i ndaluar, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndarë nga buxheti i vet, një shumë të caktuar për të blerë e vendosur pajisje zhurmuese.

Një fakt të tillë e pohon për Tribunën, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Shemzi Hajrizi. “Brenda dhjetë ditësh pritet të shpallet tenderi për blerjen e këtyre pajisjeve”, thotë Hajrizi për “Tribunën”.

UBT

Ai thotë se kushtet që do të përmbajë tenderi janë në përfundime sipër dhe shumë shpejt do të shpallet. Me këto pajisje që pritet të vendosen përreth objektit të burgut, do të pengohet depërtimi i valëve për telefonat celularë.

Tribuna e ka të saktë shumën e parave të ndara nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, por meqë tenderi pritet të shpallet gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, këtë shifër nuk do ta publikojë./Tribuna/