Mobi Casa

Në Ballancë po asfaltohen rrugë e po shtrihet trotuari që lidh këtë fshat me Zhitinë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Në fshatin Ballancë të komunës së Vitisë, kanë filluar punimet në asfaltimin e disa rrugëve të lagjeve dhe trotuarit përgjatë rrugës kryesore të këtij lokaliteti. Konkretisht, është duke u përgatitur për asfaltim rruga që të shpie tek Xhamia, e cila do të lidhet me rrugën tjetër “Pavarësia”.

Njëkohësisht, është duke u punuar edhe tek rruga e lagjes Veseli. “Rrugët që do të asfaltohen hyjnë në kuadër të projektit të përbashkët për zhvillim dhe rregullim të rrugëve rurale të komunës sonë. Pos kësaj, është duke u punuar në shtrirjen e trotuarit që lidh dy fshatrat Zhiti e Ballancë dhe e përshkon gjithë rrugën kryesore”, ka thënë kryetari i komunës Sokol Haliti, deri sa ka përcjellë nga afër punimet që janë duke u bërë në këtë fshat.

Fundamenti

Por, ne Ballancë janë realizuar edhe projekte të tjera. Kryetari Haliti me bashkëpunëtor kanë vizituar edhe shkollën e fshatit, posaçërisht fushën sportive, ku janë rregulluar tribunat me ulës, si dhe është bërë rrethoja e kësaj fushe. “Për të përmirësuar infrastrukturën shkollore në Ballancë, kemi rregulluar edhe platonë para objektit të shkollës”, tha Haliti.

Banorët e fshatit Ballancë, u shprehën falënderues ndaj Institucioneve komunale, për projektet që po realizohen në fshatin e tyre, si dhe theksuan se janë tejet të kënaqur me punët që janë bërë dhe po bëhen aty./rajonipress/