UBT

Në aksionin e madh humanitar janë ndihmuar 240 familje skamnore vitiase

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Komuna e Vitisë, ka vazhduar sot traditën e shpërndarjes së ndihmave humanitare për familjet në nevojë në prag të ndërrimit të vitit.

Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë dhe njerëz të vullnetit të mirë kanë marrë sot pjesë në këtë aksion humanitar që kryesisht është mundësuar nga afaristi vitias Ramadush Emini me familje dhe shoqëri, ku janë ndihmuar 240 familje me pako ushqimore.

Ndërkaq shpërndarja e këtyre ndihmave është bërë nga Shoqata Bamirëse Humanitare “Nënë Tereza”- Viti në krye me Halit Alidemën.

Kryetari i Komunë së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka marrë sot pjesë në këtë aksion humanitar, ndër tjerash ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan për t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë, dhe atë në prag të festës së Vitit të Ri.

GRANDEMALL

“Në epiqendër të organizimit të këtyre aktiviteteve humanitare gjithmonë është mërgata jonë që janë po ata që kanë kontributin më të madh dhe për këtë ju jemi falënderues. Në këtë rast falënderoj familjen e Ramadush Eminit, shoqatën “Vitia” me Xhavit Islamin dhe të tjerë pa dallime të cilët ndihmojnë familjet në nevojë” u shpreh Haliti.

Ai tha se në veçanti në këtë aksion kontributin kryesor e ka dhënë Emini dhe atë për disa vite radhazi.

Ndërkaq nga një fjalë rasti mbajtën edhe afaristi vitias Ramadush Emini nga “Emi Center” si dhe veprimtari vitias në Zvicër Xhavit Islami, të cilët ju uruan gjithashtu gjithë qytetarëve vitin e ri 2025.

Përndryshe këto ndihma po ju shpërndahen familjeve skamnore nga të gjitha lokalitetet e kësaj komune dhe atë pa dallime./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.