ARKATANA

Në 19-vjetorin e vrasjes, Lulëzimi na mungon në shkollë e në jetë…!

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Llashticë – Lulëzim Musliun, barbarët e vrasin në mal. Ai, si i vogël u gjend aty afër tendave na mal duke luajtur me shokë. Ai e adhuronte lojën, por edhe i bënte detyrat e shkollës. Dhe, gjer sa prindërit e Lulëzimit u përballnin me jetën në mal, ku qëndruan dy javë në një jetë të rëndë, barbarët serbë e takojnë në mal Lulëzimin. Pa një pa dy, atë e vrasin aty afër në mal duke lozur me shokë.

Edhe pas 19 vjetësh të përfundimit të luftës së fundit në Kosovë 1999, në malet e Llashticës ka gjurma të luftës barbare serbe. Aty mbi fshat, ku janë stehuar banorët në mal, te Kodra e Zezë, edhe sot njeriu gjen shporeta, dyshekë, copa najloni e “sende” tjera të banorëve të Llashticës. Por, dita më e vështirë për llashticasit ishte 30 prilli i vitit 1999, kur në mal erdhën paramilitarët serbë dhe i zënë banorët e këtij fshati, të cilët i detyrojnë me dhunë të kthehen në fshat.

Por, ata që nuk ikën nga shtëpitë e tyre, se ishin të sëmurë: pleq, gra, por edhe fëmijë, pësuan keq e me jetë. Dhe në ditën (13 prillit (1999), paramilitarët serbë, këta që i gjetën nëpër shtëpia i marrin dhe i ngujojnë në shtëpinë e Xha Rifat Shabanit. Aty, paramilitarët serbë i vranë e i masakrojnë 13 anëtarë të dy familjeve llashticase: Shabanit e Hyseni: Rifat Shabanin (1919), djalin e dytë të tij Selami Shabanin (1954), Zijavere Shabanin (1962), djalin e saj Fisnik Shabanin (1996) dhe djalin e nipit, Lirimin, foshnje dyjavëshe (23 mars 1999).

Po në këtë vend, i vrasin e i masakrojnë shtatë anëtarët të familjes Hyseni: Hysen Hyseni (1933), Ajshe Hyseni (1937), Fazli Hyseni (1963) Driton Hyeni (1982), Arife Hyseni (1963), Mirije Hyseni (1970) si dhe nipin e tyre nga Velekinca, Blerim Halilin 17-vjeçar. Këto dy familje, pësuan më së shumti në njerëz më 30 prill 1999. Në këtë ditë i vranë aty ku gjetën shqiptaë në mal e rrugë. Në fund të krimit, barbarët serbë, për t’i humbur gjurmët e krimit, ata shtëpisë ia vejnë zjarrin dhe e rrafshojnë me bulldozher.

Uji Dea

Ndërsa, Lulëzim Musliun, barbarët e vrasin në mal. Ai, si i vogël u gjend aty afër tendave na mal duke luajtur me shokë. Ai e adhuronte lojën, por edhe i bënte detyrat e shkollës. Dhe, gjer sa prindërit e Lulëzimit u përballnin me jetën në mal, ku qëndruan dy javë në një jetë të rëndë, barbarët serbë e takojnë në mal Lulëzimin. Pa një pa dy, atë e vrasin aty afër në mal duke lozur me shokë.

Ai ishte i lindur më 28 shkurt të vitit 1987 në Llashticë. Ishte nxënës i klasës së pestë në shkollën fillore “Esad Berisha” të këtij fshati. Kjo ishte vrasje e dhimbshme. Aty paramilitarët vrasin edhe shumë të jetë, si janë: Ali Selimin, Enver Murselin, Ymer Rashitin, Habibe Ramushin, vajzën e fundit të Idriz Seferit, Rukije Ramushin, mbesën e Idrizit, Nezir Ramushin, Azem Canin Sylejman Ibishin e Xhavit Berishën.

Dhe, po me 13 prill 2000, drejtori i shkollë Nehat Shabani, e zbuloi pllakën përkujtimore të Lulzimit mu në oborrin e shkollë së fshatit “E. Berisha “ në Llashticë. Dhe, kjo vdekje nuk harrohet. Prindërit e Lulëzimit, sa herë vjen kjo datë e 13 prillit, ata janë me lotë në sy e me dhembje zemre. Kur i shohin moshatarët e tij se tash janë në shkollë e janë rritur, ata përnjëherë e përkujtojnë dhe nuk e harrojnë. Lulëzimi Musliu ishte nga ata vocërrak që e deshi shumë shtëpizën e diturisë , shkollën. Por, ai sot mungon në shkollë e jetë. Por, sa herë shokët e tij dalin në oborr të shkollës, ata afrohen afër pllakës përkujtimore ku ndritë si “nuri” buzëqeshja e djaloshit të Llashticës, Lulëzim Musliut, i cili edhe në këtë vend, ai “rrëfen” barbarinë serbe që ka vra shqiptarë pa dallim në moshë e gjini. I qoftë lehtë dheu! /tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.