Ndriçohet trotuari dhe rruga për Grizime në Lagjen “Malësia” të Kamenicës

Kamenicë – Kjo lagje sipas Fatmir Matoshit po e kompleton ngadalë infrastrukturën e kësaj pjese të Kamenicës, e ndërtuar së voni.
“Tri vite më parë, sa isha Nënkryetar Komune, në këtë lagje ndërtuam rrjetin e kanalizimit me mbështetjen e Ministrit Agani, ndërsa vitin e kaluar rrjetin e ujësjellësit dhe trotuarit, të cilin projekt e realizuam bashkë me Komunën e Kamenicës. Pata nderin që ta mbështesë nga Ministria e Mjedisit këtë projekt me 80.000 euro.
Urime banorëve” ka shkruar Fatmir Matoshi./rajonipress/