Rahimaj: Çdo kërkesë e nevojë e qytetarëve po merr përgjigje
Kamenicë – Banorët e Shipashnicës së Epërme, por edhe fshatrave për rreth, do të kenë mundësinë që së shpejti, shërbimet mjekësore t’i marrin në AMF-në e cila do të ndërtohet ka shkruar Kadri Rahimaj.
“Bashkë me z. Nouredin Arnaut sot kemi vënë edhe gurëthemelin e këtij projekti në vlerë prej 60,000 eurosh. Puna ka filluar, e ne jemi të lumtur që çdo kërkesë e nevojë e qytetarëve po merr përgjigje” ka shkruar Rahimaj në rrjetet sociale./rajonipress/