Fundamenti

Ndotja e lumit “Morava” nga mbeturinat, shqetësuese për qytetarët vitias

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Hedhja e mbeturinave inerte në dy anët e lumit Morava, është kthyer në një shqetësim që vijon prej vitesh. U bë një kohë e gjatë që mbetjet janë prezentë buzë lumit Morava, gjë e cila është një problem shqetësues për banorët e kësaj ane, por tashmë ky fenomen është duke u bërë një problem serioz për ta thuhet në reagimin e EVSB-së në Viti.

Reagimi i plotë:

EVSB: Hedhja e mbeturinave në dy anët e lumit Morava, është bërë tejet shqetësuese për banorët e kësaj ane, pamjet në këtë pjesë fillojnë nga: Lumi Morava vendi: Stacioni i Autobusëve e deri në drejtimin ku është rruga pa dalje: Azem e Shote Galica, e vazhdon t’utje!

Hedhja e mbeturinave inerte në dy anët e lumit Morava, është kthyer në një shqetësim që vijon prej vitesh. U bë një kohë e gjatë që mbetjet janë prezentë buzë lumit Morava, gjë e cila është një problem shqetësues për banorët e kësaj ane, por tashmë ky fenomen është duke u bërë një problem serioz për ta.

Ndërkohë, nga ana tjetër, pjesa më e madhe e mbetjeve përfundojnë në shtratin e lumit Morava, i cili kalon aty duke u ndotur gjatë gjithë vitit. Gjithashtu veprime të tilla tregojnë një mungesë respekti total për familjet e tyre.

GRANDEMALL

Në këtë pjesë të lumit Morava, jetojnë një numër i konsiderueshëm familjesh, të cilat janë të detyruara të përballen çdo ditë me këtë pamje e cila lë shumë për të dëshiruar.

Lumi Morava, vazhdon prej vitesh të ndotet nga hedhja e mbeturinave, inerteve, duke dëmtuar ekosistemin natyror, si dhe vet jetën e banorëve.

EVSB, kjo pasuri natyrore e qytetit duhet të ruhet çdo here nga ndotjet, hudhja e mbeturinave inerte etj.
Andaj institucionet përgjegjëse duhet të marrin masat e nevojshme për të parandaluar një fenomen të tillë.

EVSB, falënderon qytetarët për bashkëpunim.
Koordinatori i EVSB-së, për komunën e Vitisë;
Imri Emërllahu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.