Mobi Casa

Ndikimi i Nënë Terezës në botë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Revista amerikane ‘Time’, nga më prestigjiozet në SHBA dhe në botë, që del një herë në javë, çdo vit boton edicione speciale. Para dy vjetësh, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, i kushtoi një numër special.

Disa dekada më parë ‘Time’ botoi në faqen e parë fotografinë e Nënës Terezë dhe shkrimin me titull: “Mother Teresa, Living Saint” ( Nënë Tereza, shenjtëreshë e gjallë). Sivjet botoi një edicion special prej 124 faqesh me titull: “The 100 Most Influential People of All Time” (Njëqind njerëzit me ndikimin më të madh në të gjitha kohërat). Në kopertinën e ilustruar të kësaj reviste janë botuar fotografitë e 13 personaliteteve më të shquara gjatë gjithë historisë njerëzore.

Hyrjen e kësaj reviste e shkroi Profesor Douglas Brinkley, historian amerikan shumë i njohur. Redaktorët e revistës ‘Time’, të gjithë specialistë, kanë zgjedhur e botuar biografitë dhe portretet e 100 personaliteteve më të njohura të të gjitha kohërave. Në faqen e parë të revistës është botuar fotografia e Nënës Terezë. Revista në fjalë shkruan gjerësisht për Konstandinin e Madh, por qysh atëherë e deri sot, përveç Nënës Terezë nuk përmendet asnjë personalitet me rëndësi nga Ballkani. Revista ‘Time’ shkruan se Konstandini i Madh kishte lindur në vendin që sot quhet Serbi. Zbrazëtirën kohore bosh prej 1675 vjetësh e plotësoi Gonxhe Bojaxhiu-Nëna Terezë.

Artikujt e shumë autorëve janë ndarë në 4 pjesë. Titulli i kapitullit të parë, ku është vendosur Nënë Tereza, është: “Shtyllat e Moralit”. Veprimtaria e tyre shpjegohet me këto fjalë: “Ata hoqën dorë nga dëshirat politike dhe joshjet për pasuri, vazhduan udhën e heshtjes, të prirë nga thirrja e shpirtit. Ata janë shenjtorë e profetë, qëllimi i të cilëve nuk është kjo botë”.

Uji Dea

Kur flet për Nënë Terezën, ‘Time’ shkruan se ajo kishte lindur nga prindërit shqiptarë dhe se babai i saj ishte vrarë në kohën kur Gonxhe Bojaxhiu ishte 7-vjeçe.

Kapitulli i dytë mban titullin: “Eksploruesit dhe Vizionarët”. Ja çka thotë për eksploruesit dhe vizionarët: “Disa nga ata vendosën të kuptojnë botën e tyre. Të tjerët panë në ëndërr gjërat që nuk kishin ekzistuar kurrë dhe i farkuan ato. U krodhën në botën e panjohur, ata janë pionierë”. Kapitulli i tretë: “Udhëheqësit e Popullit” i përshkruan me këto fjalë: “Ata janë krijesa të botës politike, udhëheqin ushtri, ndërtojnë kombe dhe perandori, sfidojnë autoritete, luftojnë për liri, shtypin dhe çlirojnë masat e shtypura. Ata janë të fuqishëm”.

Kapitulli i katërt dhe i fundit i revistës “Time” është “Arkitektët e Kulturës”: “Ata e kanë ndryshuar botën duke vënë në veprim vizionin e tyre imagjinues, fuqinë galduese të artit dhe vlerat që ata shfaqin në punën që bëjnë”. Ata janë krijues”.

Periudha ilire përfaqësohet me Konstandinin dhe Lekën e Madh. Dhe prej atëherë e sot nuk përmendet asnjë iliro-shqiptar dhe asnjë personalitet tjetër ballkanik përveç Nënës Terezë. Shqiptarët janë kryelartë për respektin dhe nderimin që revista “Time” tregon për më shumë se 4 dekada për Gonxhe Bojaxhiun.