Uji Dea

Ndihmohen 350 familje me kushte të vështira jetësore në Gjilan

/ 1 minutë lexim
HW

Gjilan – Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me organizatën Islamic Relief Kosova, kanë filluar me shpërndarjen e 350 pakove ushqimore për familjet me fëmijë jetimë në kushte të vështira jetësore dhe familjeve në nevojë.

Kjo po bëhet në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Shpërndarja e 350 pakove ushqimore po bëhet nga zyrtarë të Komunës së Gjilanit bashkë me ata të organizatës Islamic Relief Kosova në Gjilan.

HW

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se sot ndanë mbi 350 pako me gjëra elementare për familjet në nevojë, përmes bashkëfinancimit me Organizatën “Islamic Relief Kosova” dhe Komunën e Gjilanit.

Sipas tij këto pako u shpërndanë në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, si shenjë solidariteti, kujdesi dhe mbështetjeje për familjet që kanë më së shumti nevojë për përkrahje.
“Falënderoj sinqerisht “Islamic Relief Kosova” për kontributin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin, që gjithmonë shndërrohet në ndihmë konkrete për qytetarët tanë”, tha Alban Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.