RCCOLA

Ndërtimtaria në rënie

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Numri i ndërtimeve të reja në Kosovë pritet të bjerë. Financimi i këtij sektori thuhet se po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Kjo edhe është arsyeja që njohës të ekonomisë thonë se ka rënë edhe kreditimi për ndërtimtarinë.

Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, në fund të vitit që shkoi kreditimi në këtë sektor ra për 5.2%.

Ndërtimtaria ka marrë pjesë me 10% të gjithsej kredive të lëshuara gjatë vitit që lëmë pas. “Ndërtimtaria është pasqyra e një ekonomie të një vendi. Prandaj çdo lëvizje poshtë ose lart prek nivelin e zhvillimit ekonomik të atij vendi. Rënia e kredive për ndërtimtari pasqyron se ky aktivitet ka shënuar rënie dhe ky është një sinjal negativ për ecuritë ekonomike në Kosovë”, ka thënë profesori i ekonomisë Halim Gjergjizi.

UBT

Sipas tij, ky sektor pritet të ketë ndikim negativ edhe në gjendjen sociale të shumë familjeve pasi që një numër i konsiderueshëm i qytetarëve punon në ndërtimtari.

“Ka një rënie të qarkullimit në përgjithësi në tregun kosovar, që tregon se familjet kosovare kanë një rënie të aftësisë blerëse, prandaj edhe kjo është një tregues që ekonomia në përgjithësi ka një ngecje e që përcillet edhe në të gjitha aktivitetet tjera ekonomike”, ka thënë Gjergjizi.(Tribuna).