RCCOLA

Ndërron jetë ish futbollisti Luan Devaja

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Në moshën 55 vjeçare papritmas ndërron jetë ish futbollisti i futbollit Gjilanas Luan Devaja.

Devaja për një periudhë të gjatë të karrierës së tij ishte shtyllë e mbrojtjes së futbollit Gjilanas ai për një kohë të gjatë kishte mbrojtur ngjyrat e KF Dritës.

Luan Devaja që nga mosha rinore kishte zhvilluar karrierën e futbollistit në të gjitha kategoritë duke lënë gjurmë të pashlyera në futbollin Gjilanas.

Edhe pse kishte përfunduar karrierën e futbollistit Luan Devaja asnjëherë nuk u nda ka dashuria e tij e futbollit ai vazhdimisht ishte pjesë e Veteranëve të futbollit të Gjilanit.

Hidromorava

Luan Devaja përpos që ishte futbollist i shkëlqyer, ai ka lënë gjurmë të pa shlyera në skuadrat e tij si dhe tek bashkëlojtarët.

Luan Devaja ishte i dashur dhe i respektuar tek qytetarët e Gjilanit duke dhënë shembull të një personalitetit të shkëlqyer.

Ky futbollist i respektuar sot është përcjellur në varrezat e qytetit në Gjilan në praninë e shumë sportistëve dhe qytetarëve Gjilanas./rajonipress/