Fundamenti

Ndërrim kohësh

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kohët shkojnë, kohët vijnë, sa keq vlerën, që nuk ja u dijmë, kohët enden, kohët ikin, ato ndajnë natën me ditën, ditën me natë, rrëpatu, mos pusho asnjë çast, jeta është e shkurtër, nuk është e gjatë, dita që po shkon, një ditë e jetës më pak.

E urrej njëshin

Një bënë vetëm një
aj nuk mund të quhet dashuri
Njëshi që gënjen jetën
dashurohet me vetvetën.
Ç´kërkon shqierti
shohin sytë
dashuria duhet jetë vet e dytë
dashuri shumë lloje ka mbi dhe
dashuria kur kënaq epshet
një i ri me një të re
është një tjetër që kall veshkët
dashuria për Atdhe.

Dashuri që të ndezë mallin
shpirt e zemër të përvëlon
gembin hapur nga perendimi
rrënjët ngulitur n´Kosovë.

Vetmia

Vetmia brenë
nuk të lë të qetë
ajo ka folenë
në burgun e vërtetë.
Vetmia bëhet e pa duruar
kur të të jesh vetëm
dikush të kenë detyruar.
Por quditërisht,or miku im
nganjëherë vet,e kërkoj vetminë!
Se shpesh vetmia më lind frymëzimin
më ndihmon qetësia
të furi mendimin.

Unë dhe t`i

Unë i vogël
ti i madh
por me mua
mos u tall
asnjë s´jemi
barabar.
Po e çmove vetën shumë
mbetesh më i vogël se unë
nëse din më shumë se unë
ruaje ate,mos u mburrë
dituria rrjedh si lum
dikush nxë më pak
dikush më shumë
kush mburret me vetvetën
ai mirë se ka kuptuar jetën.

Portë dhembjesh

Sa te tmershme jane
mergimet
ikin vitet,sikur stinet.

Mergimtaret ndezin epshet
ditet i palosin,si gjethet
ia qane hallet,esotemja
te nesermes!

Mobi Casa

Dhembje njera,i rrefen tjetres
mes tyre e Atdheut
kufiri i dhembjes.

Vitet larg Atdheut
ikin stine pas stine
nje fjalor dygjuhesh
ngulitë në zemrën time.

Çetniket

Me thika te gjakosura
me fytyra te njollosura
krimet e tyre ugurzeza
meshehur ne mjekrrat e tyre te zeza
keto bisha mali
me fytyra prej djalli
pijne gjak shqiptari
kjo fare ulkonje
bredhin ne toke Kosove
nisin lojen e krimit
mbi zogj shqiponje
hedhin bomba prej qiellit
e rrezet ia shtrydhin diellit
qyqaret nuk njihen ndryshe
vrasin prapa shpine,neper qyshe
ushtronin krime,mbi femije dhe gjyshe
ishin vetem djaj
ushtronin artin e krimit,te presin,vrajne
valle,si nuk u shkonte mendja?
Se veten po e vrajne!

Jeta

Jeta është
një prostitutë
herë e egër
herë e butë
të skllavëron,të zhytë n´lakmi
të privon,pa u bërë njeri!…

Dallgët
Duke u përplasur
nëpër dallgë
dallgët më hodhën
shumë larg
Tani lëngoj e bredh
askush pranë s´më merr
mbrëmje dhe mëngjez
rrugëtoi pa adresë
me mall për ndeja shqiptarësh
rroj me Itakën e fjalës….

Portë e lartë

Në pamje dukesh Mis
në brendi ke strofuj gjarpërinjsh
të pa kulmëve ju bënë strehë
përditë ngapak i bre
më kot u jep bukë e ujë
si duhen më askuj
Athua:Çka fituam vallë?
Ikëm nga vdekjet
hymë në varr të gjallë!….

Shaban Cakolli