FITORJA

Ndërpritet protesta e transportuesve në Gjilan, fillon puna në të gjitha vijat e mëhershme

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komuna e Gjilanit njofton se transportuesit publik të udhëtarëve kanë ndërprerë protestën dhe kanë filluar punën, duke ofruar shërbime për qytetarët e Gjilanit me rrethinë në të gjitha vijat që ishin pezulluar më parë.

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik në Gjilan, Valbona Tahiri, ka bërë të ditur se në takimin e përbashkët me shoqatën e transportuesve “Anamorava” dhe menaxhmentin e NPL “Stacioni i Autobusëve”, është arritur mirëkuptim për vazhdimin e marrëveshjes bazë të nënshkruar me shoqatën e transportuesve “Anamorava” për lirimin prej 50 % për peron deri me 15 Shtator 2020 dhe largimi i taksistëve ilegal.

UBT

Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria e Inspeksionit dhe inspektorët komunalë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të intensifikojnë aktivitetet për mbikëqyrjen në kuadër të kompetencave ligjore dhe përgjegjësive që kanë të vazhdojnë me aktivitete të rregullta në teren, për të parandaluar operimin e taksive ilegalë.

Me qëllim të mbështetjes së sektorit privat, për tejkalimin e krizës së shkaktuar nga virusi corona, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, brenda kapaciteteve dhe kompetencave, ka marrë masa lehtësuese për bizneset dhe është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për tejkalimin e krizës, duke ka ndikuar edhe në sektorin publik, pasi janë kufizuar mundësitë për realizimin e investimeve kapitale publike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.