Ndërprerje të kontratës dhe padi për “Hib Petrol”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Laboratorët në Itali, e kanë rikonfirmuar se derivati i djegur në shkollat e Prishtinës përmban sasi alarmante të sulfurit. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka marrë rezultatet të hënën nga Italia, të cilat bëjnë të ditur se derivati i djegur nuk është fare naftë ashtu siç është paguar, por është vaj për djegie i cili përmban 800 ppm sulfur, ndërkohë që norma e lejuar është 10 ppm

Uji Dea

Gazeta “Zëri”, nga burimet e saj brenda komunës së Prishtinës, ka mësuar se të martën kryetari Ahmeti do të bëjë publik rezultatet bashkë me vendimin e tij për shkëputje të kontratës me kompaninë “Hib Petrol”. Po ashtu Ahmeti, do ta paditë këtë kompani……(Zëri)