HW

Nderojnë dëshmorët dhe themelet e shtetit të Kosovës

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Udhëheqja komunale e Gjilanit, deputet të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të partive politike, drejtor komunal, përfaqësues të policisë kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve. Qemajl Mustafa tha se dëshmorët do të nderohen përherë kurse sipas tij shpallja e pavarësisë e ka kthyer besimin e qytetarëve andaj me fanatizëm duhet t`i ruajmë dhe avancojmë themelet e shtetit të Kosovës , pa i harruar dëshmorët e të rënët për liri.

Me rastin e 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, i shoqëruar edhe nga Izmi Zeka, Omer Daku, Zenun Pajaziti, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të policisë dhe drejtor komunal kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Delegacioni komunal ka vendosur kurora lulesh dhe kanë takuar edhe familjarët e dëshmorëve. Qemajl Mustafa tha për rajonipress se shpallja e pavarësisë më 17 shkurt e ka kthyer besimin tek qytetarët.”Tani kemi siguri më të madhe ka perspektivë për të gjithë. Realisht për këto pese vite janë bërë kthesa epokale , reforma në administratë. Qytetari tani po e përjeton shtetin e tij dhe e ka perceptuar atë si garantë” tha Mustafa.

UBT

Mustafa tha se duhet të punohet edhe më shumë dhe duhet të japim kontributin tonë më të madh në mënyrë që edhe ne si popull të jetojmë me dinjitet. Ai tha se ka mundur të bëhet edhe më shumë dhe se shtyllat e shtetit të Kosovës janë më të fuqishme kur të gjithë punojnë për t`i avancuar ato.

Mustafa tha se qytetarët e Gjilanit meritojnë respekt sepse për këto pesë vite kanë qenë në nivel të detyrës. Mustafa tha se më meritorët për këtë ditë, pa dyshim se janë dëshmorët dhe luftëtarët e lirisë, të cilët duhet t`i rikujtojmë në mënyrë të veçantë në këtë përvjetor. “Tani është obligim yni që të kujdesemi për shtetin tonë. Në këto 5 vite kemi ecur shumë përpara, por ende kemi rrugë të gjatë deri te integrimi në familjen e madhe evropiane”tha Mustafa.

Ndryshe kremtimi i pesë vjetorit të pavarësisë vazhdon me turneun e basketbollit në karroca , koncertin festiv për fëmijë, pastaj programi vazhdon me ansamble dhe grupe te fëmijëve të qytetit, si dhe përfundon me koncertin e madh festiv me ansamblet dhe solistët e qytetit ./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.