Fundamenti

Nderohet Igballe Zymberi, i rriti dhe edukoi fëmijët e Tefik e Hanumshahe Zymberit

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Lufta e fundit në Kosovë ka sjellur s`kena shumë të rënda, shumë fëmijë kanë mbetur pa prindër e pa përkujdesje të duhur. Por kjo fatmirësisht nuk ka ndodhur me fëmijët e dëshmorëve Tefik Zymberi e Hanumshahe Abdullahut. Dy fëmijët e tyre që mbetën të vegjël Djella 5 vjeçare dhe Atdhea dy vjeçar janë marrë nën përkujdesjen e Igballe Zymberit e cila jeton në Gjermani. Igballja është nderuar me Mirënjohje nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve për këtë gjest, sa njerëzor, aq human e fisnik.

Igballe Zymberi ka shumë arsye të ndihet krenare dhe e lumtur për gjestin e saj shumë bujar, një gjest tejet fisnik dhe emocional. Ajo nuk hezitoi për asnjë moment që të marrë nën përkujdesje dy fëmijët e dëshmorëve Tefik e Hanushmahe Abdullahut.

Vajza Djella ishte vetëm pesë vjeçare derisa Atdhea dy vjeçar kur ju vranë prindërit. Fati i tyre i mirë ishte mbështetja që morën nga Igballe Zymberi e cila u kujdes nga dita e parë që Djella dhe Atdheu të rriten, edukohen dhe të familjarizohen në familjen e Igballes në Gjermani.

E për këtë gjest që bëri Igballja, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve i organizo një pritje dhe e nderoi me një Mirënjohje Speciale. Ishte një gëzim i madh nga të dyja anët, ishte një ditë e lumtur që familjet e dëshmorëve po e nderonin Igballen.

Fatime Ahmeti në emër të kësaj shoqate para pjesëmarrësve është shprehur:

Të nderuara dhe të respektuara nëna, gra dhe vajza të dëshmorëve. Sot jemi mbledhur këtu për një gëzim, gëzim i cili ka gëzuar jo vetëm familjarët e Tefikut dhe Nushit, por na ka gëzuar të gjithë familjarët e dëshmorëve të Gjilanit.

Uji Dea

Ju nëna dhe gra të dëshmorëve e dini historinë e familjes së Dëshmorëve Tefikut dhe Nushit, ata lanë dy fëmijë, vajzën Djellën e cila posa kishte mbushur 5 vite dhe djalin Athdeun që ende nuk i kishte mbushur dy vite. Këta dy pasardhës të Tefikut dhe Nushit i morën nën përkujdesje vëllau i Tefikut, Bajrami me bashkëshorten Igballen.

Vëllau Bajrami dhe kunata Igballja ishin përkrahësit më të mëdhenj të Tefikut dhe Nushit. Këta dy pa reshtur dhe pa kursyer asgjë ndihmuan veprimtarinë ilegale të Tefikut dhe Nushit, deri në ditën kur ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë.

Pas mbarimit të luftës Bajrami dhe Igballja i morën nën mbikëqyrje Djellën dhe Atdheun në Gjermani. Babi dhe Mami siç i quajnë Djella dhe Atdheu, Bajramin dhe Igballen, i rritën i shkolluan dhe i edukuan në frymën më të mirë të mundshme.

Para disa ditësh Djella u bë nënë për herë të parë duke sjellur në jetë një engjëll të quajtur Art. Unë si nënkryetare në emër të SH.F.D. i urojë Djellës dhe juve babi dhe mami i Djellës lindjen e këtij engjëlli ka thënë Fatime Ahmeti

Edhe Rashit Ymeri nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve ka thënë se ishte një rast i mirë dhe një gjest shumë prekës, por gjithsesi krenar që mundëm ta nderojmë Igballen. “Familjet e dëshmorëve meritojnë gjithmonë përkrahje dhe respekt të pafund” tha Rashit Ymeri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.